PS fiton Lushnjen, Eriselda Sefa: Do të realizoj premtimet e dhëna në fushatë

Eriselda Sefa rikonfirmohet në krye të bashkisë së Lushnjes. Në mesditën e sotme përfundoi numërimi i 156 kutive të votimit dhe Eriselda Sefa shpallet fituese me 22 402 vota, (62.64% ) kundrejt Eduard Sharkës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që fitoi 13 362 vota (37.36%)
Në këto zgjedhje socialistët fituan mandatin e tretë për të drejtuar Lushnjen me kryetaren aktuale në detyrë Eriselda Sefa.
Në një prononcim për median pas fitores së zgjedhjeve premtoi se do të mbajë të gjitha premtimet që ka dhënë në fushatë.
”Qytetarët e Lushnjes treguan qytetari duke bërë që ky proces të jetë i qetë. Premtoj që të gjitha angazhimet e ndërmarra në këtë fushatë do të kthehen në punë të realizuara. Do të vijojmë punët e mëdha që kemi vijuar” tha Sefa
Eriselda Sefa u emërua kryetare e bashkisë në korrik të 2021 pas shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes i cili u arrestua nga SPAK për abuzimin me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave.
Ndërkohë PS fitoi dhe në bashkitë Patos dhe Roskovec të qarkut të Fierit.
Në Roskovec Majlinda Bufi fitoi me 6033 vota (52.52%) kundrejt Endrit Hazizajt që fitoi 5454 vota (47.48%) . Në këtë bashki hodhën votën 11 849 qytetarë nga 25819 votues që ishin në lista.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




