Zgjedhjet lokale/ PS fiton në Gramsh, Delvinë, Belsh dhe Pustec

Politikë | 4 vite më parë

Partia Socialiste vijon të ruaj avantazh të konsiderueshëm në zgjedhjet lokale, ndërsa ka fituar edhe bashkitë Gramsh, Delvinë, Belsh dhe Pustec.

Në Gramsh, kandidati socialist Besion Ajazi ka marrë 52.67% të votave, duke mundur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hasim Çekrezi.

Në Delvinë, socialisti Besmir Veli ka fituar me një diferencë të madhe votash, duke marrë 63.64%, në raport me 36.36% që ka marrë kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti.

Edhe në Pustec, kandidati Socialist Pali Kolefski ka patur një epërsi të dukshme duke u shpallur fitues me 64.95% të votave, në raport me 35.05% që ka marrë kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Pandi Jani.

Në Belsh gara ka qenë e ngushtë, ku kandidati socialist Arif Tafani ka fituar me një diferencë prej vetëm 41 votash më shumë se kandidati i “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme