Numërohen 352 qendra votimi në Tiranë, kryeson Erion Veliaj me 53.05% të votave

352 qendra votimi janë numëruar në Bashkinë e Tiranës nga 941 që janë në total. Deri në këto momente, kandidati i PS, Erion Veliaj ka siguruar 53.05% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi 35.90 % të votave.
Pas tij renditet Kandidati Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 4.96%i cili ndiqet nga Roland Bejko i Partisë Demokratike që ka siguruar 4.43% të votave.
Më pas renditet Lajla Përnaska e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 0.79 % të votave dhe në fund kandidati i Fronit të Majtë, Marko Dajti që ka grumbulluar vetëm 0.88% të votave.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




