Qarku i Dibrës/ Balluku: Do fitojmë ndjeshëm në të 4 bashkitë

Politikë | 4 vite më parë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shprehur optimiste për fitoren e Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës. Në një deklaratë për RTSH, Balluku u shpreh se në kutitë e para të votimit në Bulqizë, PS ka fituar ndjeshëm, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të ketë një rezultat në të 4-ta bashkitë. Balluku u shpreh se kandidatët e Partisë Socialiste do të kenë një fitore të thellë kundrejt kundërshtarëve të tyre.

“Në Bulqizë kutitë e para, të Martaneshit kemi fituar ndjeshëm. Numërohet qyteti ku ka edhe aty një diferencë të thellë mes dy palëve. Thash ta mbyllja, pasi Mati nuk ka nevojë të kishte ndonjë suport, sepse nisi numërimin para të gjithave, duke fituar një nga qendrat që në 2021 ka qenë qendër humbëse. Aty ka një fitore të thellë me 223 vota nëse nuk gabohen. Këtu në Peshkopi për të korrur një fitore të madhe.  

Për momentin nuk është avantazh i thellë, është trend tregues, që të 4 bashkitë do udhëhiqen nga kryebashkiakët socialistë, kjo është çka Dibra meriton. Pa dalë drita do kemi një rezultat në të 4 bashkitë që do ketë një avantazh të thellë”, tha Balluku.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme