Erion Veliaj kryeson me 55.05 % të votave, ndiqet nga Këlliçi me 33.59%

Numërimi i 102 qendrave të votimit në Bashkinë e Tiranës kanë nxjerrë kryesues kandidatin socialist Erion Veliaj, i cili ka marrë 15851 vota.
Por teksa kanë mbetur ende 839 qendra votimi për t’u numëruar, kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 9673 vota, duke u renditur i dyti në radhë, me 6178 pas Erion Veliajt.
Pas Këlliçit, renditet Lëvizja Bashkë, me kandidat Arlind Qorin, i cili ka marrë 1430 vota, më pas kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 1326 vota, i pesti në radhë renditet Marko Dajti i Frontit të Majtë me 265 vota, dhe në fund Lajla Pernaska nga PDIU me 248 vota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




