PS merr edhe Bashkinë e Pustecit, Pali Kolefski siguron mandatin e dytë

Politikë | 4 vite më parë

Bashkia e Pustecit është bashkia e parë e fituar nga Partia Socialiste në qarkun e Korçës, duke konfirmuar në detyrë për një mandat të dytë Pali Kolefskin. 

Përfundimi i numërimit të kutisë së 8-të në Pustec, konfirmoi fitoren e kandidatit socialist Pali Kolefskit.

Ky i fundit ka siguruar një total prej 1374 votash, duke shënuar kështu një diferencë prej 634 votash ndaj kandidatit të Bashkë Fitojmë, i cili mundi të siguronte vetëm 731 vota.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Pleshi ka siguruar se pak Kolefskit, PS do të sigurojë edhe 5 bashkitë e tjera.

“Bashkia e Pustecit është bashkia e parë e fituar nga PS në qarkun e Korçës. Pali Kolefsli rikonfirmohet në detyre për një mandat të dytë, i cili do jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë bashki. Pas Pustecit siguroj se PS do të fitoje edhe 5 bashkite e tjera të këtij qarku.

Kjo garë është e mbyllur. Ne fitojmë mandatin e dytë. Kemi projekte të mëdha”, tha Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme