Llatja: Isha i sigurt për fitoren që kur u futa në garë

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati socialist për Elbasanin, Gledian Llatja ka deklaruar se ishte i sigurt për fitoren e tij që ditën që është futur në garë.

Llatja siguroi në sfidën elektorale edhe një mandat tjetër për kryetar bashkie në Elbasan, përballë rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.

“Kemi qenë 4 vite bashkë. Kemi punuar me të gjithë qytetarët prej 4 vitesh. Ky është rezultati. Kemi qenë të sigurt për fitoren sepse kemi pasur mbështetjen e popullit. Isha i sigurt se 4 vite punë, populli i Elbasanit nuk e hedh poshtë”, tha Llatja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme