Vendimi/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve gjobit me 100 mijë lekë 15 kryetarë bashkishë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur gjoba për 15 kryetarë bashkishë, të cilët, sipas Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, kanë shkelur ligjin duke përdorur fonde publike.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS, me shumicë votash, pranoi pjesërisht kërkesën e Komisionerit dhe vendosi sanksionin administrative, gjobë në masën 100 000 lekë.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi edhe kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj Drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Todi Koçeli”, Selenicë, gjobë në masën 4 000 lekë.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi sanksionin administrativ në masën 2500 lekë për zj. Donika Tula, Drejtore e Shkollës 9-vjeçare “Todi Koçeli”, Selencië.
KAS shqyrtoi edhe kërkësen e Komisionerit për vendosje sanksioni administrativ ndaj Kryetarit dhe njëkohësisht kandidatit për Bashkinë Kukës, me gjobë në masën 10 000 lekë, si dhe ndaj Drejtorit të Shkollës 9- vjeçare “Isuf Seferi”, gjobë në masën 2 500 lekë.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesat dhe vendosi sanksion administrativ për Betim Lushi, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare “Isuf Seferi”, gjobë në masën 2 500 lekë, Rustem Dervishi, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare “Shaban Murati”, gjobë në masën 2 500 lekë dhe për Dallëndryshe Bici, Drejtor i Agjensisë Shetërore të Kadastrës, gjobë në masën 2 500 lekë.
KAS, gjithashtu, vendosi sanksione administrative me gjobë në masën 3 000 lekë ndaj kryetarëve të bashkive Belsh, Bulqizë, Cërrik, Fier, Elbasan, Gramsh, Kavajë, Këlcyrë, Kolonjë, Konispol, Kukës, Lezhë, Librazhd, Lushnje, Mallakastër, Prrenjas, Pustec, Roskovec, Shijak.
Kryebashkiakët që u gjobitën në masën 100 000 lekë:
- Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh;
- Andis Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik;
- Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier;
- Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan;
- Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
- Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë;
- Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë;
- Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës;
- Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë;
- Eriselda Sefa, Kryetar i Bashkisë Lushnje;
- Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër;
- Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Prrenjas;
- Pali Kolefski, Kryetar i Bashkisë Pustec;
- Majlinda Bufi, Kryetar i Bashkisë Roskovec;
- Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




