Kur shpallen fituesit e zgjedhjeve? Kreu i KQZ-së: Rezultati brenda 48 orësh

Një nga angazhimet e KQZ-së për këto zgjedhje është respektimi i afatit ligjor prej 48 orësh nga mbyllja e votimeve për të patur një rezultat final.
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet konfirmoi në intervistën për emisionin “Pa Censurë” se do të përsëritet përvoja e suksesshme e zgjedhjeve 2021.
“Mendoj që ajo eksperiencë do të bëjë të mundur që rezultati të shpallet brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Besoj që ne e kemi bërë detyrën tonë në lidhje me këto zgjedhje. Ne e dimë që zgjedhjet janë një proces që angazhon edhe partitë politike, që kanë një rol shumë të rëndësishëm, siç ka edhe qeveria rol kryesor në proces, pra, nëse të gjithë bëjnë ndershëm pjesën e tyre, me siguri zgjedhjet bëhen njësoj si në demokracitë perëndimore”- u shpreh kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




