Partitë, pengesë për votën e emigrantëve, Celibashi: Parlamenti të zbatojë vendimin e Kushtetueses

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, i kërkoi Parlamentit të përmirësojë ligjin për zgjedhjet deri në nëntor, për t’i hapur rrugë ushtrimit të së drejtës kushtetuese për votim nga emigrantët në vendet ku jetojnë.

Zoti Celibashi e preku këtë çështje, kur u pyet nga gazetarja, Elona Meço, për arsyet pse emigrantët nuk votojnë dot akoma, megjithëse në Kod ka procedura të shkruara për këtë proces.

“Ne kemi patur të gjithë angazhimin ta realizonim në zgjedhjet e 2021-shit këtë proces, por mungesa e konsensusit nga partitë politike, që në gjykimin tim është kusht sine qua non që ky proces të zhvillohej, bëri që të mos realizohej votimi nga jashtë.”- theksoi ai.

Në lidhje me zgjedhjet aktuale, zoti Celibashi ia delegoi sërish politikës përgjegjësinë e mohimit të së drejtës së emigrantëve për të votuar aty ku jetojnë.

“I rifilluam përpjekjet për ta realizuar këtë proces, por kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kodi ka boshllëqe në lidhje me aspektin rregullator të votimit nga jashtë dhe ka urdhëruar Kuvendin e Shqipërisë të plotësojë këto boshllëqe brenda 1 viti, që përkon me nëntor 2023. Pa ndodhur kjo, KQZ nuk ka çfarë të bëjë.”- u shpreh zoti Celibashi në intervistën me gazetaren Elona Meço për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme