Heqja e posterave elektoral në aksin Tiranë- Lushnjë, PS ankimon në KAS vendimin e Celibashit

Politikë | 4 vite më parë

PS ka bërë ankimim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), lidhur me vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për heqjen e disa posterave elektoralë në aksin rrugor Tiranë- Lushnjë.

Komisioneri Celibashi, në vendimin e tij, ka konstatuar se pas verifikimit të të dhënave, provave dhe fakteve të bëra nga denoncuesi, materialet propagandistike janë vendosur në kundërshtim me udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”. 

Në kuadër të hetimit administrativ, monitoruesit të caktuar nga KQZ për monitorimin e bashkive Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë dhe Durrës, i është kërkuar informacion i mëtejshëm. Nga ky informacion ka rezultuar se materialet propagandistike janë të vendosura në keto akse rrugore dhe nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjesine ligjore të subjektit.

Por në ankimin e PS-së nënvizohet se ekziston një paqartësi për shkak të mospërputhjes së shkeljes së pretenduar dhe bazës ligjore, të përdorur nga Komisioneri, për të bazuar këtë vendim.

“Për pasojë edhe vendimet e mëtejshme të Komisionerit, në të cilat urdhërohet Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit për heqjen e materialeve propagandistike në aksin rrugor kombëtar Tiranë – Lushnjë, janë të bazuara në një vendim jo në përputhje me legjislacionin në fuqi.”- pretendon PS.  

Në ankimim theksohet se në përputhje me legjislacionin në fuqi, Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshje kontraktuese, me subjekte që operojnë në këtë fushë, për të afishuar postera reklamues, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe posterat ohjekt i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. 

“Subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, në bazë të nenit 70 te Kodit Zgjedhor, të Rregullores “Për mënyrën e funksionimit dhe zhvillimit të seancave të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve”, nuk është dakord me vendimin në fjale dhe parashtron kundërshtimet e tij.”- thuhet në ankimin e PS në KAS. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme