“Bashkë Fitojmë”, Berisha: Kandidatët e mazhorancës nuk kanë lidhje me qytetarët

Politikë | 4 vite më parë

Sali Berisha, në vijim të turit elektoral në jug të vendit, ka zhvilluar një takim me zgjedhës në mbështetje të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Sarandë, Himarë dhe Delvinë.

Sipas tij, kandidatët e “BF”-së, gjatë të gjithë fushatës, kanë qenë në kontakt me zgjedhësit, kanë dëgjuar shqetësimet e tyre, si dhe kanë paraqitur zgjidhje për problematikat. Berisha ka nënvizuar se problematikat e akumuluara janë krijuar për shkak të një qeverisje që vetëm për qytetarin nuk ka menduar.

“Kandidatët e mazhorancës janë kandidatë të Ramës, të xhepit të tyre, që nuk kanë lidhje me qytetarët.

Kandidati që gjeti është kandidat pallati, i familjes së tij. Çfarë e lidh me Sarandën përveç premtimit makabër që do lëvizi eshtrat nga varrezat e Sarandës se oligarkët do bëjnë aty pallate? Mafia është forma më e egër e krimit, forma më e pashpirt, ndaj dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Mafia zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia, ku e ka dërguar, në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para, po ju them unë ju. Sepse në Ballkan, pas Edi Ramës, ajo është hajdutja e dytë më e madhe.”- deklaroi Berisha.

 Sipas tij, si Parku i Butrinit, nuk ka një të dytë në Evropë, dhe ndoshta edhe në kontinente të tjera.

“Kurse tani, çfarë bëri korrupsioni? Korrupsioni e ndau qytezën arkeologjike nga zona A, Kepi i Stillës, dhe fondi mori qytëzen, Kepin e Stillës ia dha Ramës, ia dha qeverisë. Ky është akt më i shmëtuar, dhe unë ju garantoj se kryetari juaj i bashkisë, se PD, nuk do të pranojë të tjetërsojë kurrë këtë mrekulli mahnitëse të qytetërimit dhe natyrës së pashoqe, siç është Parku i Butrintit.”- tha Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme