Denoncimet për veprimtaritë publike, gjobiten kryebashkiakët dhe zyrtarët e tjerë që shkelën ligjin

Politikë | 4 vite më parë

Pas kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur gjobitjen e disa prej tyre.

Pas disa denoncimeve të mbërritura në KQZ, Komisioneri, Ilirjan Celibashi ka vlerësuar se informacioni dhe të dhënat e treguara krijojnë një bazë të mjaftueshme për të nisur hetimin administrativ.

Komisioneri i kishte propozuar KAS-it të merrte masa administrative gjobë në masën 10 mijë, 3 mijë dhe 2500 lekë ndaj 20 kryebashkiakëve dhe 5 Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive të financave, turizmit, shëndetësisë, drejtësisë dhe kulturës dhe tre drejtorë shkollash.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve po ashtu ka marrë në shqyrtim një sërë denoncimesh të tjera të ardhura nga përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso ndaj Bashkisë Durrës dhe Zyrës Vendore Arsimore Durrës, ndaj Komitetit të Investimeve Strategjike, ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndaj Bashkisë Krujë, ndaj Zyrës Vendore Arsimore Librazhd, ndaj Bashkisë Elbasan, Ministres Elva Margariti, Ministres Evis Kushi, Drejtorit të Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” Elbasan, Qendrës Rajonale të Formimit Profesional dhe Qendrës Rinore të Elbasanit, Zyrës Vendore Arsimore, Elbasan.

Po ashtu në shqyrtim ka marrë denoncimet ndaj Kryetarit të Bashkisë Berat, ndaj z. Blendi Gonxhe, ndaj Bashkisë Pukë, ndaj Zyrës Vendore Arsimore Vlorë – Himarë, ndaj Bashkisë Lezhë dhe Policisë së Shtetit, ndaj Bashkisë Tiranë dhe Policisë Bashkiake Tiranë, ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ndaj Bashkisë Fier si edhe ndaj Bashkisë Bashkisë Maliq.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme