Rama në Peqin: Bukuroshi është prodhim bio, votoni “kalin tonë” nëse nuk e doni karrocën në tako për 4 vite

Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët në Peqin, u ka kërkuar atyre t’ia besojnë drejtimin e bashkisë, kandidatit socialist Bukurosh Roçi. Ky i fundit, sikurse tha Kryeministri, është prodhim bio i Peqinit dhe do të jetë aty për komunitetit.
“Nuk besoj se është nevoja që të dëgjoj shumë fjalë për kandidatin tonë këtu, Bukuroshi është prodhim bio i Peqinit.
Roshi e ka pasur dhe besimin e drejtimit të një insitutcioni të rëndësishëm në një moment delikat në sektorin e energjisë dhe ja ka dalë jo vetëm të bëjë atë që duhet, por dhe të fitojë respektin e të gjithëve”, tha Rama.
Rama u shpreh se zgjedhja është shumë e qartë, se në 14 maj të shkojnë të kutia e votimit për të vendosur kë do marrin në punë për 4 vitet që vijnë. Rama u shpreh se nëse nuk e duan karrocën në tako për 4 vite, të zgjedhin “kalin” e PS.
“Zgjedhja e 14 majit shkon përtej kandidatëve sepse lidhet me të ardhmen dhe me funksionimin emarrëdhënieve mes pushtetit vendor dhe qeverisë.
Ne e kemi parë në gjithë rrugëtimin tonë se sa e vështirë bëhet për bashkitë, për komunitetet, kur drejtimi i tyre është në duart e atyre që në gjithë historinë e pluralizmit shqiptar, asnjëherë askund kur ju është dhënë besimi nuk kanë mundur të bëjnë një ndryshim për të cilin sot mund të na tregojnë se sa mirë e kanë bërë, në asnjë bashki”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




