Kryebashkiaku i Matit denoncim publik: Dhunë ndaj dy zyrtarëve shtetërorë, PD pa vulë nuk rri dot pa bërë çorbë

Politikë | 4 vite më parë

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, i cili kërkon një mandat të dytë nën logon e PS-së, ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku denoncon njerëz të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci se kanë dhunuar me grushte e shkelma, dy zyrtarë shtetëror gjatë koncertit të mbajtur mbrëmjen e së dielës (7 maj) në sheshin “Ahmet Zogu”.

Në postimin e tij, Malaj shprehet se ka përballë një bandë që nuk rri dot pa bërë “maskarada”. Më tej, ai thekson se këto bnda janë llum i neveritshëm që mendojnë sipas tij, se me veprime të tilla do shantazhojnë popullin e Matit.

“Denoncim Publik!

Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushates time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballe janë një bandë qe nuk rrinë dot kurre pa bere çorbë dhe maskarada.

Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me banden e tij, djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtare shtëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ky eksoponent i Partise Demokratike pa vule që shoqëron kandidatin Skender Gjuci qysh kur ishte Kr Komune por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Keto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojne popullin e Matit.

Turp turp turp për llumin”, shkruan ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme