Berisha: Pas fitores së 14 majit, do shkojmë fitimtarë në zgjedhjet e përgjithshme!

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupimit Rithemelimi në PD, Sali Berisha, ka deklaruar se pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, grupimi i tij do të shkojë fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme. Deklaratën e tij zoti Berisha e bëri gjatë një takim elektoral me dy kandidatët e bashkive përkatëse Mat, Skënder Gjuci dhe Klos, Bedri Hoxha.

“Ju garantoj se pas 14 majit, pas fitores së Bedri Hoxhës dhe Skënder Gjucit, Edi Rama do t’i ketë javët e numëruara. Fitimtarë do shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Ndaj edhe ky fllad demokracie, kjo erë fitoreje që po fryn në të katërta anët e vendit të na frymëzoje ne për fitoren e madhe më 14 maj, dhe fitoren pas saj përmbysjen e Edi Ramës” tha zoti Berisha.

Ai iu drejtua kryeministrit Rama duke i kërkuar ballafaqim para qytetarëve për t’iu treguar atyre në një debat të hapur se çfarë kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sipas Berishës, kryeministri nuk del dot para popullit sepse çdo vit varfëria për shqiptarët u shtua, kurse për qeveritarët çdo vit pasuritë u shtuan me dhjetëra e qindra milionë. 

Duke bërë thirrje për pjesmarrje masive në votime zoti Berisha tha se “Çdo mungesë e juaja në votime është mbështetje për të keqen. Çdo mungesë e juaja në votime është indiferencë ndaj të keqes”. “Ju garantoj se pas 14 majit, …Edi Rama do t’i ketë javët e numëruara. Fitimtarë do shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Ndaj edhe ky fllad demokracie, kjo erë fitoreje që po fryn në të katërta anët e vendit të na frymëzoje ne për fitoren e madhe më 14 maj, dhe fitoren pas saj përmbysjen e Edi Ramës” tha zoti Berisha.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme