Bejko takim me qytetarët në Misto Mame, premton uljen e taksave me 50% për bizneset

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, ishte në zonën e Misto Mames, ku së bashku me ekipin e tij të punës për drejtimin e pushtetit vendor ka shpërndarë programin elektoral për komunitetin në zonë.
Gjatë takimeve me biznesin, Bejko vuri theksin te ulja e taksave me 50%.
Kandidati për kryetar Bashkie, kërkoi nga qytetarët që më 14 maj të votojnë për numrin 9 dhe 6, për t’i sjellë frymëmarrje Tiranës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




