14 maji/ Berisha: Rama të vijë e të përballet me mua, por nuk del dot nga sarajet

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i grupit të “Rithemelimit” në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga qyteti i Përrenjasit se kandidatët e kryeministrit Rama dhe vetë ai nuk ka guxim të përballen me kandidatët e opozitës.

Gjatë prezantimit të kandidates Suzana Topi, për kryetare bashkie të këtij qyteti Berisha tha se kandidatët e mazhorancës nuk pranojnë debatin publik që shqetësojnë qytetarët.  

“14 maji është një ditë ndryshimi, ndryshimi ndofta më të madh në historinë e këtij vendi që nga viti 1992.

Është një ditë ndryshimi sepse ju zgjidhini qytetar të parë bashkinë, një kandidate e dalë nga vullneti juaj, një kandidate një zonjë të nderuar që ju e njihni mirë, e cila është e gatshme që në këtë moment të ballafaqohet para jush, të debatojë para jush me rivalin e saj që fshihet si mi, që nuk ka guxim të dalë.

E cila është e gatshme të ballafaqohet jo vetëm me rivalin e saj, të Përrenjasit por nuk vjen ai, as Glediani nuk vjen dot, as ky i kadastrës nuk vjen dot, nënpunësi i kadastës, as Belba nuk vjen dot, nuk vijnë këta, nuk vijnë se i kanë xhepat të mbushur me paratë e vjedhura nga ju”, është shprehur Berisha.

Berisha shpjegoi se ata nuk i lejon Edi Rama të bëhen pjesë e debatit publik pasi sipas Berishës edhe vetë Rama nuk ka guxim të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Nuk vijnë këta, nuk vijnë se nuk i lejon Edi Rama, se po të vijnë ata, Edi Rama duhet të dalë bashkë me mua këtu në shesh, duhet të dalë para jush, duhet ti kthejë xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën sepse jeton në saraje me 5 mijë metra katrorë oborrin.

Jeton në saraje me 570 metër gjatësinë e themeleve, jeton në sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme në një kohë kur kishte të deklaruara pasuri 3900 euro dhe 400 mijë lekë.

Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE-ja në vitin 2014, sepse ke fshehur offshore 200 milionë euro. Nuk guxoi ti thotë një fjalë. Nuk del dot”, përfundoi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme