Porti i Durrësit, Berisha: NATO rrëzoi projektin korruptiv të Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha tha se NATO ka rrëzuar projektin e kryeministrit Edi Rama për portin e Durrësit.
Rama, tha Berisha po investohej në një megaaferë.
“Shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, klani më i rrezikshëm në Europë dhe miliarderit të Emirateve Alabar janë një histori e turpshme. Janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës për të mbuluar vjedhjen e madhe të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve” tha Berisha në një deklaratë për median nga selia e PD-së.
Berisha tha se do të debatojë për këtë çështje në Kuvend.
“Kjo çështje do të jetë një çështje e rëndësishme e debatit, sapo të hapet parlamenti i kyçur në mënyrë anti-kushtetuese dhe anti-ligjore nga Rama dhe Linda e Parlamentit”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




