Bejko takon ish-të përndjekurit: Shpallim muze burgun “313”

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko vijoi turin e takimeve elektorale në  një fasoneri në Tiranë.

Bejko tha se ndryshe nga ata që thonë se jemi në opozitë dhe partia në pushtet ne jemi partia që do të luftojmë korrupsionin, ndërsa kërkoi votën e punonjësve.

Më herët Kandidati Bejko zhvilloi një takim me të përndjekurit politikë në periudhën e diktaturës komuniste ku për shkak të historikut që mbart ai u tha atyre se godinën e burgut “313” në Tiranë nëse do të mandatohet si kryebashkiak, do ta kthehet në muze.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme