Tragjedia me 8 viktima në një shkollë në Beograd, Rama: E trishtueshme, ngushëllime popullit serb

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ngjarje të trishtueshme tragjedinë e ndodhur në një shkollë fillore në Serbi, ku mbetën të vrarë roja e sigurisë dhe 8 fëmijë, ndërsa u plagosën 7 të tjerë.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe popullit serb për ngjarjen, Rama u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”, shkruan Rama në twitter.

8 fëmijë dhe një roje sigurie u vranë, pas të shtënave me armë në një shkollë fillore në Beograd. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën, ndërsa policia arrestoi si autor një 14 vjeçar nxënës të kësaj shkolle.

Zëdhënësi i policisë thotë se sulmuesi kishte planifikuar ngjarjen një muaj më parë. I dyshuari kishte një listë të fëmijëve që donte të vriste dhe kishte planifikuar në detaje se në cilat klasa do të shkonte së pari. Motivi se pse 14-vjeçari kreu këtë tragjedi nuk dihet ende.

Për tragjedinë, qeveria serbe shpalli tre ditë zie duke filluar nga e premtja 5 maj deri më 7 maj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme