Mediu në Klos: Shpopullimi, plaga më e madhe e Shqipërisë. Më 14 maj rikthejmë shpresën dhe besimin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi me banorët e Klosit, deklaroi se qeveria po përpiqet të ushtrojë presion për të larguar njerëzit nga puna, me varfërinë, me ndihmën ekonomike, me shkatërrimin e bizneseve, me shkatërrimin e pronës, dhe ajo që është më e papranueshmja, sikurse thekson ai “ata mendojnë se shqiptarët janë në shitje”.
Mediu theksoi se një nga plagët më të mëdha që ka sot Shqipëria, është shpopullimi.
“Si asnjëherë tjetër në historinë kombëtare, mbi 1/3 e shqiptarëve janë larguar, mbi 83% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria.
Ky është një nga momentet më tragjike të shbërjes së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Prandaj zgjedhjet e 14 Majit, nuk janë thjesht zgjedhje lokale, por janë zgjedhje për të treguar që shqiptarët e duan familjen e vet, e duan kombin e vet dhe janë të zotët të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, tha ai, teksa kërkoi votën për Partinë Republikane dhe kandidatin për Bashkinë e Klosit, Bedri Hoxha.
Mediu iu drejtua qytetarëve duke thënë se më 14 maj, PR duhet të fitojë në Klos për të rikthyer shpresën dhe besimin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




