Alibeaj: Berisha-Meta-Rama, trekëndëshi që u ka zënë frymën shqiptarëve

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar nga Kamza se trekëndëshi Berisha-Meta-Rama po u merr fyrmën shqiptarëve.
Sipas Alibeajt, shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër për të zgjedhur përveç këtyre tre figurave, të cilat sipas tij, e kanë shndërruar skenën politike, në një lojë të përbashkët.
Alibeaj tha se Berisha përçau demokratët duke u strehuar te Ilir Meta.
“Sipas Ramës, sipas Berishës, sipas Metaj sot janë vetëm 3 figura politike, 3 alternativa. Njëra më e keqe se tjetra. E pra ky është trekëndëshi që i ka zënë grykën shqiptarëve.
Detyrohen shqiptarët që të zgjedhin mes o Ramës, o Metajt o Berishës. dhe kjo është një lojë e përbashkët e tyre sepse nuk shpjegohet ndryshe se përse në atë 1 vit e gjys që kaluam ne tani, Sali Berisha e gjeti më mirë të përçante demokratët e të shkonte të strehoej tek Ilir Meta, sepse ai e di fare qartë një PD e përcarë nuk është e rrezikshme për pushtetin.
Jo mo jo zgjodhi që ti hidhte dorën në qafë Ilir Metës, një të majti, një pazarxhiu politik. Një pazarxhiu që në 2013 ishte me Sali Berishën dhe më pas shkoi me Edi Ramën. Pastaj nga Edi Rama do të shkojë prapë me Sali Berishën”, u shpreh Alibeaj.
Alibeaj tha se Berisha kërkon të krijojë një rrymë antiamerikane në Shqipëri.
“Po më goditët mua keni goditur PD, kaq e thjeshtë është ta kthej në bunker antiamerikan. PD që 33 vite më parë lindi si partia pro perëndim, anti-lindje dhe anti diktaturë. Së dyti do të krijojë një rrymë antiamerikane në Shqipëri”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




