Roland Bejko prezanton programin për Bujqësinë: 250 km rrugë në zonat rurale për t’i lidhur me Tiranën

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i grupit politik të Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike Roland Bejko ka prezantuar sot programin e tij për bujqësinë nëse vjen në krye të Bashkisë së Tiranës.

Bejko theksoi do ta hapë 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës dhe se do ndërthen 250 kilometra rrugë në zonat rurale për t’i lidhur ato me Tiranën.

Duke folur së bashku me ekspertë të bujqësisë dhe mjedisit, Roland Bejko prezantoi pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë.

“Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë.

Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere”, theksohet në një nga pikat e programit të tij.

Gjithashtu, Bejko ka bërë të ditur se do të ndërtohen pesë tregje të produkteve bujqësore “në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.”

Gjatë diskutimit u premtua edhe për mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme