Caktohen partitë që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupit të Numërimit të Votave

Politikë | 4 vite më parë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, caktoi partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave.

Sipas njoftimit për shtyp, Komisioneri vendosi që anëtarin e tretë të grupeve të numërimit të votave ka të drejtë ta propozojë Partia Socialiste dhe anëtari i katërt i grupeve të numërimit të votave do të propozohet nga partitë politike të opozitës, Partia e Lirisë dhe Partia Drejtësi Inetgrim dhe Unitet.

Shorti për caktimin e anëtarit të katërt mes PDIU dhe PL do të hidhet në seancën e radhës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme