Rama takim me gratë dhe vajzat në Durrës: Koha për të mos parë as majtas as djathtas, por tek fëmijët

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Durrës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve durrsakë që të votojnë, Emiriana Sakon, si kryetare të Bashkisë së qytetit port.
Sipas tij, Sako ka përballuar me sukses një situatë shumë të vështirë, siç ishte ajo me tërmetin. Me këtë rast ai ka apeluar që të votohen edhe lista për në këshillin bashkiak të Durrësit, në mënyrë që Sako të ketë mbështetjen e qytetarëve.
“PD-ja ka një histori të veten në Durrës, që nuk mund të harrohet. Sot është koha kur nuk duhet parë as majtas as djathtas, por tek fëmijët që të rriten në këtë qytet, si dhe për të dhënë një votë me 14 maj, që i përfaqëson edhe ata”- theksoi Rama.
Sipas tij, Sako u ngjit në drejtim të kryetares së Bashkisë, jo se kishte ambicien të bënte karrierë politike, por se sot Durrësi është një nga qytetet më të pastra të Shqipërisë dhe pas pasqyrës qëndron një grua, që e di shumë mire ta bëjë këtë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




