KAS ndëshkon me gjobë kryebashkiaken e Lushnjës dhe bashkinë Tropojë

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot gjoba ndaj bashkive Lushnjë dhe Tropojë, pasi kanë shkelur Kodin Zgjedhor.

KAS, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, informoi se ka shqyrtuar kërkesën e Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj kryetarit të Bashkisë Lushnjë dhe personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Lushnjë, për zhvillim të veprimtarive publike, pavarësisht nga ndalimi që ishte vendosur për to më parë nga ana e KQZ-së.

“Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht të kërkesës dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Lushnje dhe sanksion administrativ me gjobë në masën 2 500 lekë për kryetaren e Bashkisë Lushnjë”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu, KAS shqyrtoi edhe kërkesën e Komisionerit Shetetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Tropojë, për mosraportimin e një veprimtarie publike te kryetarit të bashkisê Tropojë.

“Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi kërkesën dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Tropojë.”- thuhet në njoftimin për shtyp të KAS.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme