Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, i hapet rruga kandidatit të PS-së, Qerim Ismailaj, të kandidojë për Bashkinë Mallakastër

Kolegji Zgjedhor rrëzoi të hënën kërkesën e PD-së për moslejimin e Qerim Ismailaj për të kandiduar si kandidat për kryetar në Bashkinë Mallakastër për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët: Manjola Xhaxho (Relatore); Emona Muçi (Anëtare); Sokol Ibi (Anëtar); Marsela Dervishi (Anëtare); Blerona Hasa (Anëtare).
Ka qenë Partia Demokratike e përfaqësuar nga Indrit Sefa që bëri kallëzim ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkonte shfuqizimin e vendimit Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar të Bashkisë Mallakastër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
PD kërkonte ndalimin e kandidimit të kandidatit për kryetar Bashkie të Mallakastrës, shtetasit Qerim Ismailaj. Pas shqyrtimit të çështjes, sipas njoftimit për shtyp, Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë të PD-së. Vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




