Veliaj: Në fund të vitit 2024, Tirana do të ketë ujë 24 orë! Do shfrytëzojmë ujin e burimit të Gurit të Bardhë

Politikë | 4 vite më parë

Deri në fund të vitit 2024, qytetarët në Tiranë do të kenë ujë të rrjedhshëm 24 orë. Kështu deklaroi kreu i bashkisë, Erion Veliaj, i cili kandidon për socialistët për një mandat të tretë në garën elektorale të 14 majit.

I ftuar në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, Veliaj u shpreh se ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim, teksa shtoi se nevojitet edhe përdorimi i burimeve të tjera, pasi ato ekzistues nuk sigurojnë furnizim mjaftueshëm me rritjen e numrit të banorëve të Tiranës. Ai theksoi se do të fillojë të përdoret edhe uji i burimit të Gurit të Bardhë. 

“Unë kam premtuar që ujë do ketë 24 orë sipas një plani 5 vjeçar. Deri në vitin 20189 LSI nuk votonte planin për ujësjellësin sepse pa plan nuk jep njeri financim. Plani është 2019-2024 dhe në fund të 2024 ne do ta mbyllim këtë histori. Tirana ishte me 10% ujë 24, tani është 65%. Kemi akoma pak punë për të bërë, por tani jemi në fazën fundore, unaza e presionit dhe rrjeti kapilar. Janë bërë investime të mëdha që nuk ishin bërë që në kohën e Italisë. Astiri ka sot për herë të parë ujë nga Bovilla. Duhet të shtohen burime të tjera, Guri i Bardhë ka mjaftueshëm prurje që na plotëson dhe Tiranën deri në vitin 2030”, u shpreh Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme