Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor takohen në Tiranë

Politikë | 4 vite më parë

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor kanë mbajtur takimin e paralajmëruar në Tiranë.

Ka qenë ambasadorja amerikane në Shqipëri Juri Kim që e ka bërë këtë të ditur shkurtimisht në rrjetet sociale. Në të njëjtin njoftim, edhe përmes fotos, informohet se përveç të dërguarit të posaçëm James Rubin që kishte paralajmëruar këtë takim përgjatë turit të tij 4 ditor në rajon, i pranishëm ka qenë edhe ndihmës sekretari i shtetit Gabriel Eskobar.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë Bosnjë Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë së veriut dhe Serbisë, sipas ambasadores Juri Kim kanë diskutuar me të dërguarit e lartë të Uashingtonit përparësitë e Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

Në takimin që ambasadorja amerikane në TIranë e njofton si të parin të mbajtur të këtij lloji, politikat amerikane jo vetëm janë diskutuar, por edhe kordinuar për më tej.

Përtej të dhënave telegrafike për takimin, diskutimi i prioriteteve amerikane në një gjeografi më të madhe se të një vendi, por duke përfshirë edhe Greqinë dhe Bullgarinë, duket si një ngritje e shprehur e angazhimeve të përtej oqeanit në rajon me detyra të shtruara për zgjidhje.

Ndërsa mediat në rajon e kanë komentuar vizitën e Eskobar në kontekstin kohor të zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri, vetë ndihmës sekretari i shtetit ka qenë mëse i rezervuar të deklarohet pas takimeve, siç në fakt ka ndodhur në vizitat e tjera.

Në të vetmet deklarime të tij dhënë për një media private në Shqipëri, ndihmëssekretari i shtetit veçoi se nuk është vetëm Shqipëria vendi më proamerikan në botë, por edhe Amerika është vendi më proshqiptar në botë. 

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme