Financimi i partive, Alibeaj ironizon Berishën: Nuk bëjmë fushatë me frymën e shenjtë, financat tona janë transparente

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me financimin e fushatës për zgjedhjet e 14 majit.
Në një konferencë për mediat, Alibeaj u shpreh se financat e tyre janë transparente dhe se nuk bëjnë fushatë “me frymën e shenjtë”.
“Në nuk financohemi në mënyrë okulte. Nuk jemi nga ata që bëjmë fushatat me frymën e shenjtë. Çdo gjë në fushatën tonë është me thelb. Një nga problemet ka qenë gjithmonë financimi okult, ndaj do shihni që financat e fushatës sonë do jenë transparente. Me çfarë parash po e bën fushatën tek ‘Airir Albania’ Berisha?”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët se ku i gjen paratë për fushatë, tha se “po financohet nga fryma e fitores”.
“Ne po financohemi dhe do të bëjmë se shpejti një rregullore. Do të njoftojmë për një rregullore dhe ato fonde do të përdoren për përballimin e nevojave të fushatës. Partinë Demokratike po e financon fryma e fitores”, tha Berisha para disa ditësh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



