Alibeaj: Qëndrim konstant për personat “non grata”, jo vetëm në PD, por në të gjithë politikën shqiptare

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka zbardhur detaje për takimin me zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Evropiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Alibeaj bën të ditur se gjatë bisedës janë prekur tema të rëndësishme lidhur me  zhvillimet më të fundit, duke u ndalur dhe tek pregatitjet e PD-së për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.

“Theksova refuzimin e qeverisë për të adresuar në Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj, i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve.”- informon Alibeaj.

Sipas tij, temë e bisedës ishin edhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave “non grata”, jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.

“E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD-së në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.”- përfundon njoftimin Alibeaj.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme