PD-së i ikën një tjetër kandidat për 14 majin, tërhiqet nga gara kandidati për Bashkinë e Mirditës

Politikë | 4 vite më parë

Një tjetër ‘firo’ ka ndodhur në PD, ku kandidati për Bashkinë Mirditë, Mark Ruçi është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 14 majit. Në kërkesën e tij, Ruçi thotë se tërheqja e tij është për arsye personale dhe familjare.

“Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datëlindjes, 20.08.1964 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë:

Duke qenë kandidat për Kryetar Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arsye personale dhe familjare me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqem nga gara e zgjedhjeve të “14 Majit 2023”.

Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen tim për tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetar Bashkie në Mirditë”, thuhet në kërkesën e tij

Më herët nga gara u tërhoqën edhe Sabah Sheta, kandidat për bashkinë e Krujës , Gjergji Gjata kandidat për Bashkinë e Korçës dhe kandidati i Lezhës Sandër Marku.

Aktualisht kandidatët që PD ka për zgjedhjet vendore të 14 majit janë:

  1. Tiranë-Roland Bejko
  2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
  3. Patos- Pranvera Rizai
  4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
  5. Poliçan – Florian Qamo
  6. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
  7. Kamëz – Bilbil Bajraktari
  8. Dibër – Naim Gazidede
  9. Dimal- Dritan Sula
  10. Sarandë- Skënder Muço
  11. Vau i Dejës- Klomentina Drini
  12. Gjirokastër-Shemsho Lamaj
  13. Këlcyrë-Adriatik Spahiu
  14. 14-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
  15. 15-Bashkia Finiq- Leonidh  Papa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme