Çështja e inceneratorëve, Tabaku: SPAK ta çojë deri në fund hetimin!

Ish kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët deputetja e PD Jorida Tabakun, ka këmbëngulur se zyrtarët më të lartë socialistë, janë përgjegjës për këtë çështje korruptive, sipas saj më e madhja e shekullit në Shqipëri.
Në fjalën e saj në Kuvend Zonja Tabaku tha se është për të ardhur keq sesi anëtarët e kabinetit qeveritë nuk dalin dhe të dorëzojnë imunitetit e tyre për të qenë në dispozicion të drejtësisë.
“Do të kërkonim ndjese që Alqi Bllako dhe Lefter Koka kanë qenë pjesë e PS dhe ky Kuvend nuk ka asnjë rendesi kur flasim për gazin në gjermani dhe luftën, por nëse do të kishte drejtësi Edi Rama duhet që të ishte para drejtësisë. Nëse do të isha pjesë e kabinetit qeveritar unë do të dorëzoja imunitetin tim dhe do të lejoja të hetohem. Të vish këtu dhe të flasësh për aktin normativ është jo normale” tha zonja Tabaku.
“Para pak ditësh akuzën e ngritur nga SPAK e kam quajtur një hap përpara, por nëse personat përgjegjës nuk dalin para drejtësisë nuk është mision i mbyllur” tha zonja Tabaku.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




