Basha: Vetingu i politikaneve mbetet prioritet i PD-së!

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi këtë të enjte se vetingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore mbeten prioritetet kryesore të Partisë Demokratike.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha sqaroi se vota e PD-së për zgjatjen e afateve të vetingut, nuk është për Partinë Socialiste, pasi sipas Bashës PS donte që vetingu t’i kalonte KLGJ-së dhe KLP-së, por janë vota që të luftohet korrupsioni, një nga kriteret që Shqipëria të bëhët pjesë e Europës.
“Ne nuk i japim votë PS, sot PS donte që vettingut t’i kalonte KLP e KLGJ e kontrolluar nga Rama. Ti themi shqiptarëve të vërtetat. KLGJ e KLP janë të kapura nga PS. Ajo që ndodh është kjo, ne sot me ndihmën e partnerëve SHBA, BE, ambasadorët Kim e Soreca në veçanti sepse nuk ka qenë vullneti politik i PS që sot të votohen këto të dyja, tani është vullnet për shkak të prioritetit kryesor të shqiptarëve luftën kundër korrupsionit kudo që ndodhet. Reforma territoriale, një aspiratë e çdo shqiptari, dhe reforma zgjedhore që vendit ti kthehet vota e lirë”-, tha Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




