Zgjatja e mandatit të afateve të vettingut, sot vota në parlament

Politikë | 5 vite më parë

Parlamenti shqiptar pritet të votojë të enjten propozimet e mazhorancës socialiste për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit të afateve të vettingut. 
Nga ana e saj PD nuk e ka deklaruar ende votën, ndërsa grupi i ish kryeministrit Sali Berishës ka dalë hapur kundër.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që të zgjaten afateve e vettingut. SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i bënë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve. Ata nënvizuan se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe edhe falë saj vendi ka bërë shumë përparim. 
Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, ndërsa gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. 
Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. 
Kushtetuta ka parashikuar se kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por socialistët kanë argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme