Zgjedhjet e pjesshme vendore, Indrit Sefa, kandidati i PD për bashkinë Lushnjë

Indrit Sefa mësohet se do të jetë kandidati i PD për bashkinë Lushnjë. Propozimi ka ardhur nga baza e Partisë Demokratike. Indrit Sefa është aktualisht sekretar për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD. Zoti Sefa pritet të zyrtarizohet nga kryesia dhe kreu i PD-së, Basha. Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ai do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa. Ndërsa kolaicioni “Shtëpia e Lirisë“ do të ketë si kandidat, Elton Banon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



