Kryeministri Rama: Deri tani, 95.950 qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka informuar pak minuta më parë se deri tani, 95.950 qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Zoti Rama i vlerëson këto shifra si mjaft inkurajuese, dhe thekson se opinionet e shprehura në këto formularë do të lexohen me shumë kujdes.

“Këshillimi Kombëtar ecën me ritme tejet inkurajuese, faleminderit. 95.950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë. Duke ju falënderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin”, shkruan Rama.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme