Berisha shpalli kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit, reagimi i selisë blu: Po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të emrave nga Komisioni i Rithemelimit që do t’u nënshtrohen primare-ve, për t’u përzgjedhur më pas si kandidatë të mbështetur nga ish-kryeministri Sali Berisha për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Në një reagim për mediat, selia blu thotë se emrat e shpallur nga Berisha nuk janë kandidatë të PD-së, duke shtuar këtë veprim ai po e bën për interesat e tij personale.
“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.”- thuhet në reagimin e PD.
Komisioni i Rithemelimit publikoi këtë shtunë emrat që do të shkojnë për t’u votuar në primare dhe më pas për të qenë kandidatët të mbështetur nga ish-kryeministri Berisha.
Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit:
DIBËR:
- Behar Baudin Dema, ekonomist
- Dafina Bajram Muda, psikologe 3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
- Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist 2. Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
- Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
- Elton Ilir Bano, jurist – avokat
- Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
- Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik
RROGOZHINË:
- Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
- Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
- Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
- Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
- Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
- Alfred Ernest Kocobashi, jurist
- Arben Xhavid Maliqi, jurist
- Astrit Myfid Bushati, Jurist 4. Bardh Ali Spahia, Mjek
- Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist 6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
- Luan Gani Beta, Inxhinier
- Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



