Balla: Socialistët do të qeverisin Lushnjen edhe përtej mandatit 2023

Taulant Balla, përfaqësuesi politik i socialistëve në qarkun e Fierit, deklaron se Bashkia e Lushnjës do të fitohet nga PS.
Gjatë inspektimit të investimeve në infrastrukturën e këtij qyteti ai tha se socialistët do të qeverisin Lushnjen edhe përtej mandatit 2023. “Por kemi një numër të madh emrash të propozuar për kreun e bashkisë ndaj do të presim. Presim te konsultohemi me te gjithe. PS është e bashkuar dhe do te kemi një fitore të madhe” tha zoti Balla.
Një ditë më parë socialistët kanë vendosur emrat e 5 kandidatëve me të cilët ata do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




