Çuçi: Policia e Shtetit ka arritur standard të lartë profesionalizmi!

Shënohen 109 vite nga themelimi i trupës së policisë së shtetit. Në një ceremoni të posaçme, Ministri i Brendshëm, Bled Çuçi tha se vit pas viti, trupa policore po tregon përgjegjshëri dhe profesionalizëm, në respekt të ligjit. Zoti Çuçi zgjodhi të ripërsërisë vlerësimin e lartë për reagimin e policisë së shtetit, gjatë përplasjes në selinë e PD. “Dëshmi e qartë e kësaj është dhe menaxhimi i ngjarjes se fundit ku policia tregoi me profesionalizem të lartë, pjekuri dhe maturi për t’u admiruar. Një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra dhe brutale për nga realizimi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar, ku mbaronte e drejta për të ushtruar lirisht aktivitetin politik, dhe detyrimin për të parandaluar e shmangur çdo pasojë kriminale kundër personave apo pronës. Dhe me krenari e them që policia tregoi dhe dëshmoi që ka një nivel të lartë profesionalizmi. Përgëzime!”, u shpreh Ministri i Brendshëm.
68 drejtues lartë të uniformave blu, u nderuan me medalje nderi, në këtë 109 vjetor të krijimit të policisë shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




