Mbërrin në PD një grup tjetër i mbështetësve të Berishës

Politikë | 5 vite më parë

Grupi i vetëquajtur Komisioni i Rithemelimit të PD u paraqit sot prapë në selinë qendrore të PD-së. Kanë qenë deputetët Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri që kanë trokitur në derën kryesore të PD, e cila nuk është hapur. Deputeti Bumçi u shpreh se PD është kthyer në bunker, duke paralajmëruar se të shtunën protesta që do të zhvillohet do t’u kthejë selinë demokratëve. “Kemi ardhur këtu me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, me Gentin dhe Ivin dhe kishim caktuar një mbledhje pune dhe vend tjetër për ta bërë përveç shtëpisë sonë nuk ka. Kjo është kthyer në një shtëpi e mbyllur. Është kthyer në një bunker. Kujt i shërben kjo? Të gjejë dikush një të mirë publike, një interes, që opozita të kthehet në burg, bunker. I shërben vetëm Bashës që të mbajë karrigen e tij dhe Ramës”, tha Bumçi.  “Opozita është në këmbën ditën e shtunë do ta çlirojë këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëve. Opozita duhet t’i ketë dyert e hapura” deklaroi Aldo Bumçi.

Nga ana tjetët Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimi tha se godina e PD është kthyer në shkretëtirë nga frika e Bashës i cili u ka mbyllur dyert demokratëve. “Ky oborr është shkretëtirë e madhe dhe godina zbrazëti e madhe. Sot ky oborr duhet të gumëzhinte nga demokratët në betejë kundër regjimit, por jo ka shkretëtirë. Kjo godinë sot tregon frikën e Bashës nga demokratë jo nga regjimi, me regjimin e ka mirë. Janë 44 mijë vetë që do të duan të hyjnë në seli me 8 janar dhe me datë 8 do të marrin xhevap. Kjo është shtëpia e demokratëve”, tha Strazimiri.

Edhe të rinjtë e FRPD shkuan sot në selinë e PD-së për të zhvilluar një mbledhje mbi organizimin e protestës së 8 janarit që nis nga selia e Partisë Demokratike. “Kjo është një situatë e turpshme pasi ka kaq vite që angazhohemi dhe nuk lejohemi të futemi në seli e PD. Kjo seli nuk është pronë e askujt është pronë e demokratë, pronë e të rinjve dhe ti mbyllësh derën të rinjve është e paprecedent. Është një situatë vërtetë e turpshme dhe është hera e parë që përballemi nga këtë situatë”, tha një nga përfaqësueset e FRPD.

Po ashtu, përfaqësuesit e të rinjve të FRPD, deklaruan se do të marrim pjesë në protestën e 8 janarit. “Kjo është një mbyllje dyersh për çdo mendim ndryshe, për çdo mendim  kundër që ka dalë nga kjo situatë e krijuar në PD. Të rinte do të jenë pjesë e protestës në 8 janarit”, tha përfaqësuesja e FRPD.

Gjatë qëndrimit jashtë ambjenteve të PD, të rinjte e FRPD vendosen disa adezivë ku shkruhej: “PD, parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”; “Jo bunkerit të diktatorit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme