Alibeaj propozon largimin e personave “non-grata” nga strukturat qendrore të PD

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike, mediat raportojnë gjerësisht se është propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë “non grata”. Propozimi është bërë nga nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj. I të njëjtit mendim ka qenë dhe deputeti Ervin Salianji. Propozimi ka marrë dakordësinë edhe të anëtarëve të tjerë. Deputeti Salianji, ka kërkuar kthimin e këtij propozimi në rezolutë.
Pjesë nga diskutimet për këtë propozim
Dhurata Çupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokratëve?
Kreshnik Çollaku: Jam dakort me këtë propozim.
Agron Gjekmarakaj: Jam dakort me propozimin.
Salianji: Ta kthejmë në rezolutë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



