Qeveria merr 2 vendime që kanë të bëjnë me marrëveshjet e ‘Ballkanit të Hapur’

Politikë | 5 vite më parë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e dyta brenda javës, janë marrë edhe 2 vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëveshjet e arritura në kuadër të Nismës së ‘Ballkanit të Hapur’. Njëra prej marrëveshjeve është skema për identifikim elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa vendimi tjetër është për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja për akses në tregun e lirë të punës është aktualisht në fuqi mes Shqipërisë dhe Kosovës ndërkohë që me vendimin e ri, zgjerohet “rrethi” duke përfshirë edhe me 2 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme