Shkarkimi i Bashës/ Berisha mesazh komisionerëve: Administrimi me korrektesë absolute i çdo vote

Politikë | 5 vite më parë

Një ditë para referendumit të paralajmëruar për ditën e nesërme për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar komisionerëve. Berisha thotë se rëndësi ka transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute të çdo vote.

“Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese!”, shkruan Berisha. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme