Integrimi i Shqipërisë, lajm i mirë nga Bullgaria: Ndryshojmë qëndrim për Maqedoninë e Veriut

Politikë | 5 vite më parë

Prej kohësh data e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ka mbetur pezull, jo për shkak të vendit tonë, por  prej mosmarrveshjeve të Maqedonisë së Veriut me fqinjin e tyre lindor Bullgarinë, e cila pengon çeljen e negociatave. Por duket se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Kryeministri i ri bullgar premton një kthesë. Në një intervistë të dhënë për ‘Financial Times’, ai thotë se Sofja do t’i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në, sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën në javët e ardhshme. 

“Ne do të propozojmë një proces të ri për Maqedoninë e Veriut, shumë të shpejtë, me një afat kohor të kufizuar, vetëm gjashtë muaj. Sapo vendosim të mirat në tryezë… diskutimet për kompromise janë shumë më të lehta. Ne do të përdorim grupet e punës për të gjetur zgjidhje për çështje të tilla si aktiviteti i përbashkët ekonomik, infrastruktura, kultura dhe historia. Një klimë pozitive do të hapte rrugën për perspektivën evropiane të Shkupit”, ka thënë Petkov.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme