Zbardhen detajet nga takimi Bashës me 6 ambasadorët perëndimorë

Një ditë pas kaosit në selinë e PD, paraditja e të martës i gjeti ambasadorët e disa vendeve më të rëndësishme në botë, të akredituar në Tiranë, të ngjisin shkallët e selisë blu. Ftesën e kishin nga Lulzim Basha, i cili i priti në të njëjtën zyrë nga ku Sali Berisha, shpalosi avancimin e planit për largimin e zotit Basha nga drejtimi partisë. Zoti Lulzim Basha i ka informuar ambasadorët për situatën në PD dhe përgatitjet për kuvendin e 18 Dhjetorit.
Ambasadorët gjatë bashkëbisedimit në selinë blu kanë mbajtur qëndrimin se ky është një debat i brendshëm partiak dhe se ata nuk mund të kenë një qëndrim publik. Ambasadorët janë shprehur se këtu ne jemi për t’u takuar me PD-në zyrtare dhe, në këtë rast, duket se veprimi ardhjes së tyre flet më shumë se fjalët. Diplomatët nuk bënë asnjë deklaratë për mediet por Lulzim Basha deklaroi se:
“Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen dhe për të ardhmen”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




