Kim për arrestimin e Lefter Kokës: Askush nuk është mbi ligjin!

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Në një postim në Twiter, Juri Kim evidenton atë që e ka theksuar në cdo dalje publike mbi këto cështje. “Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin- shkruan diplomatja amerikane, duke e vënë theksin tek rezultatet konkrete të reformës në drejtësi. “Mund të vraposh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit”- shkruan ambasadorja Kim.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme