Kuvendi i Berishës, Basha organizon aktivitet paralel në selinë e PD

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të organizojë nesër një aktivitet paralel me Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Zoti Basha ka zgjedhur selinë blu për të përkujtuar 11 dhjetorin e 1990.
“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë sëbashku në këtë ditë të shënuar”, thuhet në ftesën e Lulzim Bashës për demokratët.
Pak më herët, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se 69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor. Konkretisht, sipas tij, janë 352 anëtarë nga Dibra, 326 nga Korça, 287 nga Berati, 258 nga Lezha, 389 nga Shkodra, 205 nga Gjirokastra, 342 nga Vlora, 508 nga Fieri, 308 nga Durrësi, 544 nga Elbasani, 1326 nga Tirana dhe 112 nga Kukësi. Nga anëtarësia e Këshillit Kombëtar kanë firmosur 302 delegatë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



