Kryeministri Rama: Ja sa do të jetë bonusi i pensionistëve për vitet 2022-2024

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se 3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë viteve 2022-2024. Nga bonus do të përfitojnë 683 mijë pensionistë. Zoti Rama e ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale. Të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj., të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja për festat e fundvitit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



